Franca barazon në Athinë

Futboll

Franca barazon në Athinë

Nga: K. G. Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 22:48
Pamje nga ndeshja

Franca kthehet me një pikë nga ballafaqimi i fundit në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Greqia ka barazuar me rezultat 2:2 ndaj nënkampionit të botës, Francës.  

Për Greqinë shënuan Bakasetas (56'), Ioannidis  (61') e për Francën Kolo Muani (42') e Fofana (74’) .

Franca ka përfunduar në vend të parë në Grupin B me 22 pikë, pasojnë Holanda me 18, Greqia 13, Irlanda 6 dhe Gjibraltari 0 pikë.

Franca dhe Holanda janë dy ekipet e para të grupit B që siguruan pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat