Sauthgejt: Jemi si në Europianin e fundit, mund të shkojmë sërish deri në fund”

Futboll

Sauthgejt: Jemi si në Europianin e fundit, mund të shkojmë sërish deri në fund”

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 13:44
Sauthgejt

Anglia e mbylli në vendin e parë fazën e grupeve të fazës eliminatore të Euro 2024.

Një paraqitje e mirë e kombëtares së “3 luanëve”, që synon të përsëritë rezultatet e edicionit të fundit, ku shkoi deri në finale, ku u mund me penallti nga Italia.

Trajneri Gareth Southgate ka folur për mediat, pas barazimit 1-1 që Anglia arriti ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Një rezultat i pranueshëm ky me Maqedoninë, pasi ishim të kualifikuar dhe mentaliteti që djemtë treguan në fushë nuk ishte ai i duhuri.

 Në total, duke parë paraqitjen tonë në grup, mendoj se bëmë një kualifikuese të mirë, duke qenë gjithnjë në krye të grupit.

U kualifikuam kohë më parë dhe kjo na dha mundësi të eksperimentojmë pak në dy ndeshjet e grupit.

Tani është koha të mendojmë gradualisht për atë që vjen më pas dhe duhet të përgatitemi mirë.

Uroj vetëm që të mos kemi dëmtime dhe të jemi një grup i kompletuar lojtarësh në Europian. Nëse luajmë me mentalitetin e fazës së grupeve, mund të shkojmë larg, ashtu si herën e fundit”, tha Sauthgejt, që ka pritshmëri të mëdha në Europia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat