Në llupën e skuadrës angleze?

Futboll

Në llupën e skuadrës angleze?

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 20:48
Antoine Griezmann

Antoine Griezmann mund të rikthehet në Premier League.

Sipas raportimeve të medieve angleze, Manchester United e pëlqen shumë sulmuesin francez, me këtë të fundit që nga ana e tij ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të provuar aventura të reja.

“Djajtë e Kuq” tashmë kanë nisur me disa negociata për të kuptuar disponueshmërinë e sulmuesit francez për një transferim në “Old Trafford”, duke propozuar një ofertë “monstruoze” prej 21 milionë eurosh në sezon, pothuajse trefishi i asaj që fiton aktualisht te Atletico Madrid.

Synimi i klubit anglez është të rikthehet në formë, duke vënë në qendër të projektit të ri sulmuesin e kombëtares franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat