Pedro: Maradona nuk mund të krahasohet me të

Futboll

Pedro: Maradona nuk mund të krahasohet me të

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 19:11
Pedro

Sulmuesi i Lazios, Pedro ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur për ish shokun e skuadrës të Barcelona, Lionel Messin.

Pedro theksoi se për të Messi është më i miri që ka njohur historia e futbollit dhe se Maradona nuk mund të krahasohet me të.

“Messi është numri një në histori. Për mua po, statistikat e tij janë të pabesueshëm.

Në të gjitha epokat e futbollit ka pasur shumë lojtarë të jashtëzakonshëm, si Pele, Maradona, Cruyff dhe shumë lojtarë që mund t’i përmendim, që padyshim bënë historinë e një epoke.

Megjithatë, për mua, nëse më duhet të zgjedh një është padyshim Messi.”-deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat