Yakin: Kam skuadër të fortë që nesër dëshiron ta sigurojë kualifikimin në Evropian

Futboll

Yakin: Kam skuadër të fortë që nesër dëshiron ta sigurojë kualifikimin në Evropian

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 19:09
Yakin e Shaqiri

Përzgjedhësi Murat Yakin në konferencën për shtyp të premten ka thënë se udhëheq futbollistë, të cilët janë cilësorë mjaftueshëm për ta siguruar Evropianin e vitit 2024.

Ai ka folur për ndeshjen me Kosovën, e ka vlerësuar të vështirë.

Ka folur edhe për kritikat që kanë qenë të drejtuara për të në këtë cikël kualifikues.

“E kemi ende fatin në duart tona. Duhet të jemi në gjendje ta luajmë lojën tonë përgjatë gjithë ndeshjes.

Kam skuadër të fortë për nesër, që dëshiron ta sigurojë kualifikimin në Evropian.

Mendoj se duhet të luajmë futboll siç luajtëm në pjesën e parë kundër Izraelit. Mund ta dominojmë ndeshjen sepse kam skuadër të fortë”, ka thënë Yakin.

“Jam i kënaqur që do të vijnë shumë tifozë të Kosovës në stadium. Mbi të gjitha, shpresoj që edhe ne të kemi përkrahje të madhe nga tifozët tanë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat