Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e Duamenës, tifozët e klubit spanjoll me nismë të veçantë

Futboll

Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e Duamenës, tifozët e klubit spanjoll me nismë të veçantë

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 22:27
Tifozët

Vdekja e Rafael Duamenës është ndier në Saragozë po aq shumë sa edhe në Rrogozhinë.

Kjo për vetë të kaluarën e ish-sulmuesit (28 vjeç) në kampionatin spanjoll me Saragozën, ku ai militoi në vitin 2019.

Mesazhet nga qyteti spanjoll kanë qenë të shumta nga miq të Rafaelit.

Ndërkohë që për ndarjen tragjike nga jeta e tij kanë reaguar dhe tifozët e Realit.

Në forume të ndryshme të tifozëve të Saragozës është hedhur ideja që Duamena të nderohet në një nga ndeshjet e ardhshme të ekipit.

Propozimi i tifozëve është që në minutën e 11-të (numri që Duamena mbante në këtë ekip) të duartrokitet një minutë, propozim që do t’i bëhet klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat