Afrim Tovërlani s’lëshon pe: Rashica nuk na ktheu përgjigje, Hazrollaj me mua e ka kry

Futboll

Afrim Tovërlani s’lëshon pe: Rashica nuk na ktheu përgjigje, Hazrollaj me mua e ka kry

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 20:28
Afrim Tovërlani

Kombëtarja U21 e Kosovës synon pikët e plota në dy ndeshjet e radhës ndaj Bullgarisë dhe Izraelit.

Pavarësisht mungesave të shumta, përzgjedhësi Afrim Tovërlani ka deklaruar se do të mundohen të japin maksimumin në fushën e blertë.

Sipas tij, lojtarët e rinj të ftuar kanë mundësi të tregojnë potencialin e tyre në këto takime.

Ai gjithashtu foli edhe për largimin e futbollistit, Ermir Rashica, te Kombëtarja U21 e Shqipërisë.

Teksa, potencoi se për talentin e Malishevës, Drilon Hazrollaj, dera do të jetë e mbyllur derisa ai të jetë në krye të ‘Dardanëve’ të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat