Kuka: Të luajmë me zemër dhe të japim më të mirën

Futboll

Kuka: Të luajmë me zemër dhe të japim më të mirën

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 23:23
Kuka

Të dielën Shkupi i rikthehet kampionatit maqedonas në Ligën e Parë, ndërsa për kundërshtarë e ka skuadrën e Sileksit nga Kratova dhe luajnë në cilësinë e mysafirit.

Java që po lëmë pas ishte mjaftë e ngjeshur me ndeshje edhe në mesjavë, pasi Shkupi luajtën duelin çerekfinal në kuadër të Kupës së Maqedonisë së Veriut, duke e mundur Rabotniçkin.

Për duelin kundër Sileksit ka folur sulmuesi Issah Kuka, i cili mes tjerash ka thënë se ekipi dëshiron të vazhdojë ecurinë pozitive.

“Unë nuk dua të flas shumë, e rëndësishme është se jemi një ekip i kompletuar dhe kemi atmosferë shumë pozitive. Duhet ta fitojmë edhe këtë përballje dhe të vazhdojmë me paraqitje të mirë.

Të luajmë me zemër dhe të japim më të mirën e mundshme. Sigurisht se edhe unë do mundohem të jap më të mirën e mundshme dhe me ndihmën e Zotit të dalim triumfues edhe nga ky duel”, ka thënë Kuka.

Ndehja Sileksi – Shkupi luhet të dielën me fillim nga ora 13:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri nga Shtipi Dimitar Pileshkov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat