Trajneri i Boca Juniors jep dorëheqjen pas humbjes

Futboll

Trajneri i Boca Juniors jep dorëheqjen pas humbjes

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 15:24
Jorge Almirón

Jorge Almirón nuk është më trajner i Boca Juniors. Ai dha dorëheqjen pas humbjes së klubit argjentinas ndaj Fluminenses, në finalen e Copa Libertadores (2-1 në shtesë).

Kërkesa ka ndodhur në një takim me Juan Roman Riquelme, pas mbërritjes së skuadrës në Argjentinë. 

Sipas gazetës ‘Olé’, zëvendëspresidenti i Boca Juniors madje u përpoq të bindte trajnerin që të mos merrte vendimin kokëfortë, por Jorge Almirón donte shumë të largohej.

Këtë të diel, Boca Juniors konfirmoi largimin e Jorge Almirón nga komanda teknike përmes një deklarate:

“Boca Juniors informon anëtarët dhe mbështetësit e saj se të dielën, më 5 nëntor, pas orës 21:00, Jorge Almíron informoi se ai dhe ekipi i tij teknik, me një kontratë në fuqi deri në ne fund te sezonit, vendosi te mos vazhdoje.

Institucioni ynë është mirënjohës për shërbimet e ofruara nga të gjithë dhe i uron suksese në të ardhmen”.
Jorge Almirón ishte në Boca Juniors që nga prilli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat