Po shkëlqen te Fluminense

Futboll

Po shkëlqen te Fluminense

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 14:39
Andre

Po shkëlqen te Fluminense, Liverpool, Arsenal e Fulham pas “shkatërruesit” brazilian!

Fitimi i Copa Libertadores ka zbuluar për “sytë” e botë një sërë talentësh të futbollit brazilian, ku ndër ta është edhe “shkatërruesi” i mesfushës, Andre, i cili është kthyer në një “objektiv” për t’u arrirë nga “gjigantët” e futbollit anglez.

Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, Liverpool, Arsenal e Fulham janë vënë pas 22-vjeçarit, me këta të fundit që e shohin Andre, si një zëvendësues perfekt të portugezit, Joao Palhinha, i cili me shumë mundësi do të transferohet gjatë merkatos së dimrit, te “bavarezët” e Bayern Munich.

Në krahun tjetër, tekniku Mikel Arteta e kërkon më ngulm brazilian në skuadrën e tij dhe jo vetëm, pasi një tjetër objektiv i “Topçinjve” të Arsenal është edhe braziliani i Aston Villa, Douglas Luiz, me nënkampionët e Anglisë, që duket se janë të vendosur të forcojnë repartin e mesfushës në merkaton e dimrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat