Milani, brenda ose jashtë Champions-it

Futboll

Milani, brenda ose jashtë Champions-it

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Te Milani, kthimi me PSG-në është ndeshja klasike “brenda ose jashtë”.

Pas disfatës në Paris, kuqezinjtë do të zbresin sonte “all-in” në “San Siro”, për të vazhduar të qëndrojnë në Champions League. Një sprovë e madhe për të demonstruar se kanë cilësitë dhe personalitetin e duhura konkurruese me skuadrat e tjera të mëdha.

Një tjetër humbje ndaj parizienëve, për më tepër, do të rrezikonte seriozisht dëshirën për t’i dhënë lamtumirën Ligës së Kampionëve dhe vërtetuar krizën e javëve të fundit, duke vënë më tej në rrezik pozicionin e Piolit.

Kundër PSG-së, trajneri kuqezi nuk ka vetëm një shans të rëndësishëm për të vazhduar rrugëtimin e tij në Champions League, por luan edhe një pjesë të së ardhmes personale në Milanello. Në fakt, me një tjetër paraqitje negative ndaj parizienëve, menaxhmenti dhe pronarët e klubit mund ta ndryshojnë kursin, duke filluar nga stoli.

Një situatë që e vendos trajnerin kuqezi me shpinën pas murit, përballë një kundërshtari që tashmë ka treguar se mund t’i bëjë shumë dëme skuadrës së tij. Megjithatë, ka lajme pozitive nga “infermieria” e Milanello. Për ndeshjen e madhe ndaj PSG-së, Pioli do të mund të llogarisë edhe Theo Hernandez, Pulisic, Loftus-Cheek dhe Chukwueze.

Rikuperime të rëndësishme që do të mund të japin më shumë forcë dhe cilësi në fushë, si dhe alternativa të vlefshme tekniko-taktike gjatë ndeshjes në zhvillim. Formacioni për ndeshjen që do të përcaktojë fatin e Milanit në Champions League duhet të jetë më i miri.

Skema 4-3-3 nuk lëviz, por ndryshimet më të rëndësishme mund të mbërrijnë në mesfushë, me Musah që zëvendëson Krunic dhe Loftus-Cheek e Reijnders që kompletojnë repartin. Përpara Maignan, në mbrojtje, pritet të rreshtohen Calabria, Thiaw, Tomori dhe Hernandez. Në sulm, megjithatë, ka vend për treshen Pulisic-Giroud-Leao.

Kuqezinjtë ushqejnë se shpresën se këtë herë portugezi të jetë në gjendje për t’iu përgjigjur me klas Mbappes. I pandalshëm, fenomeni i PSG-së bëri diferencën në ndeshjen e parë.

Sonte, në kthim, Pioli do të duhet të studiojë një sistem që të përpiqet ta rrethojë dhe ta frenojë yllin francez.

Calabria është thirrur të bëjë një performancë super në markimin e Kylian, më pas do të jetë radha e Loftus-Cheek të japë një dorë me fizikun e tij në topat e dytë dhe mbivendosjet. Një qasje për t’i hequr hapësirën në fushë të hapur francezit dhe për ta ndaluar menjëherë sapo të marrë topin. Në “San Siro”, Milani thirret në pikën e kthesës në Champions League. Një tjetër gabim mund të jetë shumë i kushtueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat