Trajneri i Tottenhamit përdori formacion unik 0-7-1 ndaj Chelseat

Futboll

Trajneri i Tottenhamit përdori formacion unik 0-7-1 ndaj Chelseat

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Trajneri i Tottenham Hotspur, Ange Postecoglou përdori një formacion unik 0-7-1, pasi mbeti me nëntë lojtarë kundër Chelseat.

Stadiumi i Londrës ishte dëshmitar i një derbi kaotik, por fantastik të hënën në mbrëmje, teksa VAR-i doli sërish në qendër të Ligës Premier.

Vendasit e filluan mirë duke kaluar në epërsi me Dejan Kulusevskin, i cili hapi ndeshjen me një gol brenda gjashtë minutave.

Megjithatë, goditja e pamatur e Cristian Romeros ndaj Enzo Fernandez në kuadratin e 18-metërshit e ktheu lojën përmbys. Pasoi një rishikim i gjatë i VAR-it, përpara se mbrojtësi i Tottenhamit të ndëshkohej me karton direkt tq kuq dhe Cole Palmer të barazonte nga pika e bardhë.

Spurs më pas mbetën me nëntë lojtarë pasi Destiny Udogie me një ndërhyrje ndaj Raheem Sterling, pasoi kartoni i dytë i verdhë.

Por ajo që ndodhi më pas do të ketë magjepsur tifozët e futbollit në mbarë botën, me skuadrën e Ange Postecoglou që vendosi një formacion 0-7-1 për të ndihmuar në mbrojtjen kundër Bluve.

Dukej se po funksiononte deri në minutën e 75-të, kur Nicolas Jackson e kaloi në epërsi Chelsean pas një kundërsulimi të shpejt.

Sulmuesi senegalez më pas shënoi hat-trickun e tij të parë në Premier League, pasi skuadra e Mauricio Pochettino ishte në gjendje të thyente vijën e lartë qesharake të kundërshtarit të tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat