​Brazili e ftoi 17-vjeçarin në kombëtare, kjo s’ka ndodhur nga 1993

Futboll

​Brazili e ftoi 17-vjeçarin në kombëtare, kjo s’ka ndodhur nga 1993

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 22:36
Endrick

Përzgjedhësi i kombëtares braziliane Fernando Diniz ftoi sulmuesin Endrick (17) për ndeshjet me Kolumbinë (17 nëntor) dhe Argjentinën (22 nëntor) si pjesë e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.

Endrick është futbollisti më i ri brazilian i përfshirë në kombëtare pas Ronaldo në vitin 1993.

Ai është sulmues i Palmeiras, i cili do t'i bashkohet Realit në verën e vitit 2024. Kujtojmë se klubi madrilen ka paguar tashmë 37.5 milionë euro për sulmuesin e talentuar. Sipas Transfermarkt, në 54 paraqitje zyrtare për Palmeiras, ai shënoi 14 dhe asistoi dy gola.

"Endrick ka potencialin të bëhet një nga më të mirët. Nuk e di nëse do t'ia dalë. Ftesa nuk është presion, por një shpërblim dhe një paralajmërim për suksesin e djalit në të ardhmen", tha Diniz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat