Shkupi e fundos edhe me shumë Vardarin

Futboll

Shkupi e fundos edhe me shumë Vardarin

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Shkupi e ka mposhtur Vardarin me rezultat 2-0, në derbin e kësaj jave në kuadër të Superligës së Maqedonisë së Veriut në futboll.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Vosha, në minutën e 25’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Issah Kuka në minutën e 74’ e vulosi fitoren e Shkupit.

Shkupi pas 13 xhirove renditet në vendin e parë me 28 pikë, teksa Vardari në pozitën e fundit me 11 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat