Agjenti i Lautaro saktëson: Rinovimi i tij me Interin nuk varet vetëm nga paratë

Futboll

Agjenti i Lautaro saktëson: Rinovimi i tij me Interin nuk varet vetëm nga paratë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 12:38
Martinez e Camano

Rinovimi i Lautaro Martinez me Interin nuk do të jetë problem.

Pas frazave qetësuese nga CEO, Marotta (“nëse më pyesni nëse mund të qëndrojmë të qetë për të ardhmen e tij tek Interi, ju them absolutisht po”) dhe vetë “Toro” (“Real Madridi është një ekip shumë i madh, por koka dhe zemra ime janë gjithmonë të kthyera drejt Interit.

Familja ime ndihet mjaft mirë në Milano, thjesht dua ta çoj Interin sa më lart, të vazhdoj të fitoj trofe këtu”, konfirmimi erdhi edhe nga Alejandro Camano, agjent i sulmuesit argjentinas.

Për “Fcinternews”, ai tha se palët kanë vullnetin për ta vazhduar kontratën që skadon më 2026: “Interi dëshiron ta rinovojë kontratën me Lautaro, edhe ne duam ta zgjasim atë”.

Më pas agjenti shtoi: “Nuk do të ketë probleme, sepse në këtë negociatë nuk janë vetëm paratë që kanë rëndësi. Projekti, trajektorja sportive, ajo që po ndodh janë gjithashtu të rëndësishme. Lautaro është kapiteni i ekipit, gjithçka po shkon mirë, sepse jeton në një qytet që e do dhe ku adhurohet. “Topi i Artë”? Mendoj se mund ta fitojë një ditë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat