Broja ende nuk është gati

Futboll

Broja ende nuk është gati

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 11:43
Broja e Pochettino

Pavarësisht se u mund nga skuadra e Brentford, mesditën e shtunës, me rezultatin e pastër, 0 me 2, “blutë” e Chelsea tashmë janë në kërkim të fitores së radhës, fitore e cila pritet të vijë sot në “EFL Cup”, përballë skuadrës së Blackburn.

Trajneri Mauricio Poçetino premtoi se do të luajë me një skuadër të fortë në ndeshjen e sotme, pasi e cilëson Kupën si një trofe shumë të rëndësishëm për klubin këtë sezon dhe pjesë e këtij formacionin pritet të jetë sërish një mungesë, “bomberi” nga Malësia e Madhe, Armanbo Broja.

“Tifozët duan të fitojnë dhe ndonjëherë janë të zhgënjyer kur ne nuk fitojmë.

Mesazhi është të besojmë dhe të kemi besim te vetja. Ka shumë detaje se çfarë ka ndodhur në këtë situatë të vështirë dhe ju duhet gjithmonë pak fat.

Një nga situatat që ndodhi është dëmtimi i Christopher Nkunku. Ai është një lojtar me të cilin kemi nënshkruar me një objektiv për të na ndihmuar të vendosemi në një pozicion tjetër.

Në disa ndeshje krijuam raste dhe nuk shënuam, nuk morëm atë që meritonim. Mendoj se meritojmë më shumë nëse flasim për paraqitjen tonë. Duhet të jemi më agresivë. Ne do të luajmë me ekipin tonë më të mirë”, – u shpreh tekniku Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat