Ideja e çmendur e Real Madridit?

Futboll

Ideja e çmendur e Real Madridit?

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 17:20
Logo e Realit

Sezoni 2023-24 për Real Madridin duhet të ishte, ose më mirë do të duhej të kishte qenë, ai i tranzicionit.

Merkato nuk solli një zëvendësim të vërtetë për Karim Benzema dhe pasiguria e lidhur me të ardhmen e Kylian Mbappe, i cili qëndroi te PSG pavarësisht se kontrata i skadon qershorin e ardhshëm, përveç përpjekjeve ekonomike për punimet e rinovimit në Bernabeu, e shtyu presidentin Florentino Perez të shtyjë përpjekjet për të ndërtuar një ekip të ri “galaktik” deri në vitin 2024.

Megjithatë, gjithçka është “prishur” nga Jude Bellingham, i cili ka pasur një fillim sezoni të jashtëzakonshëm në Madrid dhe po bën tifozët të ëndërrojnë.

Sipas El Chiringuito TV, në fakt, në fund të sezonit aktual Real Madrid mund të vendosë “të mos zgjedhë”, duke vendosur të blejë si Mbappe ashtu edhe Erling Haaland.

Qendërsulmuesi norvegjez i Manchester Cityt është përmendur javët e fundit si alternativa ndaj Mbappe, pavendosmëria e të cilit nuk pëlqehet në Bernabeu. Tani, megjithatë, ëndrra është të ndërtohet një dyshe vrasëse, me Bellinghamin pas tyre.

Thjesht fantazi? Do të shohim, e sigurt është se Real Madrid duket se është i vetmi klub europian, së bashku me Bayern Munich, i aftë për të marrë Haaland nga City.

Sa për Mbappe, nga Spanja rezulton se francezit do t’i jepet mundësia e fundit për t’i thënë “po” Madridit në verë: në rast të rinovimit me PSG-në për francezin, dyert e Casa Blanca mund të mbyllen përfundimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat