Theo kërkon një grup të bashkuar

Futboll

Theo kërkon një grup të bashkuar

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 13:12
Theo

“Kurrë mos u dorëzo, forca Milan!”-ky është mesazhi në rrjetet sociale i Theo Hernandez, pas barazimit 2-2 ndaj Napolit, i cili la shije të hidhur te “kuqezinjtë”.

Ky reagim i Theos vjen edhe si një thirrje për ekipin e tij, që së fundmi është lakuar në medie për krisjen e marrëdhënies me trajnerin Stefano Pioli.

Pas dy humbjeve radhazi kundër Juventusit dhe Paris Saint-Germain,

Milani barazoi ndaj Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona” dhe të shtunën mbrëma nuk duhet të gabojë, në ndeshjen kundër Udineses në “San Siro”, e vlefshme për javën e 11-të të Serisë A.

Përpara këtij takimi Theo tenton të japë frymë pozitive në grup, në mënyrë që të kthehen te rezultatet pozitive dhe që të mos humbasin më tej terren ndaj Interit dhe Juventusit, që aktualisht janë në krye në renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat