Milot Rashica shpreson që me shokë të vazhdojnë në këtë mënyrë

Futboll

Milot Rashica shpreson që me shokë të vazhdojnë në këtë mënyrë

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 11:51
Milot Rashica

Milot Rashica e ka bërë një postim motivues pas asistimit që e bëri në fitoren e djeshme të Besiktasit me rezultat 2:0 ndaj Gaziantep FK.

Ylli ynë e shërbeu për mrekulli bashkëlojtarin Cenk Tosun, i cili shënoi me kokë në minutën e 75-të, ndërsa paraprakisht i njëjti lojtar e kishte shënuar edhe golin e parë të Bardhezinjve në minutën e 63-të me asistim të Alex Oxlade-Chamberlain.

Vushtrriasi e bëri një postim pas lojës duke e shprehur gëzimin që ekipi nga Stambolli i mori tri pikë në këtë takim, ndërsa shpreson që ai me shokë të vazhdojnë në këtë mënyrë edhe në ndeshjet e ardhshme.

U rikthyem në rrugët e fitoreve.

Tash duhet të vazhdojmë kështu”, shkroi ish-futbollisti i Werder Bremenit, Norwich Cityt e Galatasarayt në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat