Kalulu nuk dorëzohet në Champions

Futboll

Kalulu nuk dorëzohet në Champions

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 21:13
Kalulu

Mbrëmjen e së mërkurës, “kuqezinjtë” e Milan regjistuan një tjetër rezultat negativ, në Champions League, teksa në “Parc des Pricnes” u mundën nga vendasit e PSG, me rezultatin e thellë, 3:0, duke vazhduar të qëndrojnë në kuotën e 2 pikëve dhe ende të mos gjejnë golin e parë të kompeticionit, për këtë sezon.

Mirëpo, nëse për shumë futbolldashës shpresat e një kualifikimi për më tej janë shuar, për qendërmbrojtësin francez, Pierre Kalulu është komplet e kundërta, teksa për mediat është shprehur se nuk dëshiron absolutisht të dorëzohet dhe beson ende në kalimin drejt raundi të 1/16-ve.

“Duhet të shohim përpara për kampionatin. Në Champions na kanë mbetur edhe tri ndeshje dhe nëntë pikë përpara, gjithçka mund të ndryshojë.

Sigurisht që duhet të fitojmë ndeshjet e fundit, po luajmë në shtëpi dhe gjërat do të duhet të shkojnë në një mënyrë më favorizuese për ne. Në këtë lloj ndeshjeje janë episodet që bëjnë diferencën. Ndaj PSG-së i paguam gabimet tona në vëmendje”,- u shpreh francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat