City dhe Chelsea në garë për titullarin e Interit

Futboll

City dhe Chelsea në garë për titullarin e Interit

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 14:38
Pamje nga një ndeshje

Sirena angleze për Alessandro Bastonin, mbrojtësin e Interit dhe kombëtares italiane.

Shtypi britanik shkruan se 24-vjeçari ka përfunduar nën radarin e klubeve si Manchester City dhe Chelsea.

Bastoni ka kontratë me Interin deri në vitin 2028, teksa prej vitesh po bën mirë me zikaltrit. Duke u kthyer në një nga pikat më të forta në prapavijën e skuadrës së Simone Inzaghit.

Dy klubet e njohura angleze do të tentojnë në fundin e sezonit blerjen e Bastonit, kartoni i të cilit vlerësohet minimalisht 60 mln paund nga drejtuesit e Interit.

Lojtari rinovoi kontratën me nënkampionët e Europës në muajin korrik. Mbrojtësi ndihet shumë mirë në Milano, por ideja e transferimit në ishull nuk është se nuk e tundon.

Trajnerët Pep Guardiola dhe Mauricio Pochettino e vlerësojnë shumë dhe janë gati t’i dhurojnë një fanellë titullari në skuadrat e tyre.

Gjithsesi, bisedimet zyrtare nuk kanë nisur ende, dhe e ardhmja do të përcaktojë më shumë fatin e Bastonit. Nëse do të vijojë aventurën e tij tek Interi apo do të fillojë një të re larg Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat