E ardhmja e Musialas është sërish në Munih

Futboll

E ardhmja e Musialas është sërish në Munih

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 11:25
Musiala

Pavarësisht zërave të javëve të fundit se mesfushori 20-vjeçar gjerman Jamal Musiala nuk po rinovon me Bayern Munih, duket se talenti nuk do të lërë së shpejti bavarezët. Sipas “Bild”, lojtari pritet të jetë në Mynih edhe sezonin tjetër.

Kontrata e Musiala me Bayern skadon në vitin 2026 dhe kostoja e kartonit të tij i kalon 100 milionë euro. Pavarësisht kësaj, Manchester City dhe Real Madrid janë vënë në gjurmë të mesfushorit dhe nuk i tremben kësaj shifre.

Për momentin lojtari po luan me “dy porta”, duke premtuar se do të qëndrojë në Mynih dhe, nga ana tjetër, duke u shkelur syrin ekipeve të mëdha në Europë.

Të paktën deri verën e ardhshme ai do të veshë fanellën e bavarezëve, ndërkohë që Real e City presin ndonjë zhvillim të ri.

Pas një viti vlera e kartonit të Musiala mund të ulet, duke qenë se do t’i afrohet fundit të kontratës dhe duket se ndaj “citizens” dhe “los blancos” nuk po nxitohen. Gjithsesi, edhe te Bayern po punojnë për t’ia rinovuar deri në vitin 20-28 kontratën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat