Publikohen formacionet e sfidave Inter-Salzburg e Galatasaray - Bayern

Futboll

Publikohen formacionet e sfidave Inter-Salzburg e Galatasaray - Bayern

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 18:15
Publikohen formacionet

Publikohen formacionet e sfidave Inter-Salzburg e Galatasaray - Bayern!

Kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Evropë, UEFA Champions League do të nisë këtë të martë, raundin e 3-të të fazës së grupeve, ku në orën 18:45 do të zhvillohen dhe 2 sfidat e para të këtij raundi.

Këshut, në “Giuseppe Meazza”, “zikaltërit” e Inter do të presin austriakët e Salzburg, në një përballje, ku tekniku Simone Inzaghi ka vendosur të lërë në stol disa prej titullarëve, për shkak të ndeshjeve të shumta që kanë luajtur javët e fundit, mes Kombëtareve dhe klubit. Në krahun tjetër, skuadra e Salzburg do të tentojë “suprizën”, por ndaj nënkampionëve të Evropës do të jetë vështirë.

Në krahun tjetër, “luanët” e Galatasaray do të tentojnë në “Rams Park” të arrijnë një rezultat historik përballë “bavarezëve” të Bayern Munich, me “bomberin”, Mauro Icardi që do të udhëheqë sulmin e turqve, përballë furisë së sulmit gjerman, që përbëhet nga Kane, Musiala, Coman e Sane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat