Barcelona plot një muaj pa talentin spanjoll Mark Guju?!

Futboll

Barcelona plot një muaj pa talentin spanjoll Mark Guju?!

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 14:26
Pamje nga ndeshja

Golashënuesi i fitores së Barcelonës ndaj Atletik Bilbao, Mark Guju, sapo doli në fushë në ditën e debutimit me ekipin e parë ka fituar vëmendjen e gjithë botës. Megjithatë, talenti spanjoll nuk do të mund t’i ndihmoj ekipit të Çavit për pothuajse një muaj.

Sulmuesi sensacional është përfshirë në listën e të thirrurve nga Hoze Lana, trajneri i Spanjës U-17 për Kupën e Botës që do të luhet në Indonezi në muajin e ardhshëm. Kupa e Botës për U-17 do të luhet nga 10 nëntor deri më 2 dhjetor.

Skuadra e Barçës ka plotë tetë lojtarë të ftuar në listën me 21 të thirrur, dyfishi i asaj të Real Madridit, në një ekip që do të përpiqet të arrijë të vetmin titull që i mungon kombëtares spanjolle.

Spanja ka qenë katër herë nën-kampione, në vitet 1991, 2003, 2007 dhe 2017, por asnjëherë kampione dhe kësaj radhe do të tentoj triumfin. La Roja, e përfshirë në grupin B, do të përballet me Kanadanë më 10 nëntor, Malin, tre ditë më vonë dhe Uzbekistanin më 16 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat