Donnarumma kundër Milanit

Futboll

Donnarumma kundër Milanit

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 11:40
Donnarumma

Nesër, në “Parc des Princes”, do të jetë rasti i parë ku Gianluigi Donnarumma do të përballet si kundërshtar me Milanin “e tij”, nga ku u largua në mënyrë në vitin 2021 pas dështimit të negociatave për rinovimin e kontratës.

“Në shumë takime ku kishim për të biseduar me klubin, indikacioni i Minos për kuqezinjtë ka qenë gjithmonë ky: ne nuk do ta heqim djalin me parametër zero, por ai do të donte që Milani të kualifikohej në Champions League”, thotë Enzo Raiola, vëllai i agjentit që u nda nga jeta vitin e kaluar dhe që sot vazhdon të punojë në biznesin e familjes.

Gjithçka ndryshoi në Genoa, në një takim me drejtuesit e Milanit:

“Marrëdhëniet deri atëherë ishin të qeta, atëherë Maldini dhe Massara na thanë: “Ne nuk jemi këtu për rinovim, por për diçka tjetër: për ne kapitulli i Gianluigi është mbyllur sepse kemi një zëvendësues, që tashme e kemi gjetur (Maignan). Gigios sikur i ra në kokë.”

Raiola vazhdon: “Në janar ne refuzuam ofertat për të mos e tradhtuar Milanin (duke qenë se lojtari do të lirohej në qershor). Ne nuk kishim asgjë tjetër në dorë.”

Në atë moment Donnarumma duhej të gjente një ekip tjetër: “Të gjitha skuadrat e mëdha tashmë ishin vendosur, madje edhe PSG që kishte rinovuar së fundmi me Keylor Navas. Por Mino ende donte të luante kartën e tij me Nasser Al-Khelaifin, i cili, sapo kuptoi se Gianluigi ishte i lirë, mori telefonin Leonardon (drejtori sportiv i klubit në atë kohë) për t’i thënë: “më merr Donnarumman”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat