Statistikat e Ronaldos janë impresionuese, CR7 tregon se çka mund ta ndalë së luajturi

Futboll

Statistikat e Ronaldos janë impresionuese, CR7 tregon se çka mund ta ndalë së luajturi

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 14:25
Ronaldo

Nuk luan më në njërën prej ligave më të forta evropiane, por numrat nuk gënjejnë.

Cristiano Ronaldo është ende një yll i futbollit: portugezi në vitin 2023 deri tash ka marrë pjesë në plot 50 gola, më shumë sesa ndeshje të zhvilluara (44).

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit e vendosi edhe sfidën mes ekipit të tij, Al-Nassr kundër Damac dhe në fund foli për të ardhmen e tij.

“Hap pas hapi. Jam i sigurt se do të luaj këtë vit dhe atë që po vjen. Më pas, nëse trupi im do të thotë që të vazhdoj, do ta bëj”, deklaroi “CR7”, i cili ka kontratë me klubin saudit deri më 30 qershor 2025.

Synim i Ronaldos është të marrë pjesë edhe në Botërorin 2026 dhe më pas mund të pensionohet nga futbolli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat