Kush do të jetë pasardhës i Ismet Munishit të Ferizaj?

Futboll

Kush do të jetë pasardhës i Ismet Munishit të Ferizaj?

Nga: K. Goca Më: 21 tetor 2023 Në ora: 12:01
Ismet Munishi

Ferizaj po lundron në ujërat e turbullta.

Rezultate janë zhgënjyese në nëntë javët e para në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.

Nga 27 pikë të mundshme ka arkëtuar vetëm 14 sosh duke u renditur në pozitën e 4-të me 14 pikë apo 7 më pak se lideri Ulpiana (një ndeshje m pak).     

Humbja e djeshme në Shtime nga Vjosa me rezultat 2:1 ia ka komplikuar edhe më shumë gjasat për kreun e tabelës.

Kush do të jetë pasardhës i Ismet Munishit?

A do të jetë ndonjë ferizajas apo ndonjë trajner jashtë Kosovës.

Munishi e pa të rrugës të largohet për një arsye: “Dje e kuptova se nuk kam më çka të jap te klubi Ferizaj, prandaj ofrova dorëheqjen e parevokueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat