Messi udhëheq Argjentinën drejt fitores së radhës

Futboll

Messi udhëheq Argjentinën drejt fitores së radhës

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 11:10
Argjentina

Kombëtarja e Argjentinës ka fituar pa shumë vështirësi 2-0 në udhëtim ndaj Perusë në kuadër të kualifikueseve të Amerikës së Jugut për Botërorin 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, ku Lionel Messi ishte ‘mbreti’ i mbrëmjes.

Argjentina ka vazhduar serinë e fitoreve duke marrë të katërtën nga po kaq ndeshje kualifikuese në grupet e Amerikës së Jugut.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të argjentinasve, të cilët përveç rasteve të shumta shënuan edhe dy gola.

Ishte ylli i skuadrës, Messi, i cili shënoi fillimisht në minutën e 32-të për 0-1 dhe pastaj në minutën e 42-të për 0-2.

Në pjesën e dytë, mysafirët përsëri ishin skuadër më e mirë duke krijuar shumë raste dhe duke shënuar edhe një gol.

Ishte përsëri Messi në minutën e 57-të që gjeti rrjetën, por goli iu anulua nga VAR-i dhe ndeshja u mbyll me fitoren 2-0 të Argjentinës.

Pas kësaj fitore, Argjentina ka 12 pikë në vendin e parë, ndërsa Peru në vendin e nëntë me 1 pikë. Në ndeshjen e ardhshme, Argjentina e pret Uruguain.

Ndryshe, me këto dy gola, Messi shkoi në kuotën e 106 golave nga 178 paraqitje me Argjentinën, duke vendosur një tjetër rekord.

Me golat e tij ndaj Perusë, ai arriti golin e 31-të në kualifikueset e Botërorit duke kaluar mikun e tij të madh Luis Suarez dhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikimeve të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës.Messi udhëheq Argjentinën drejt fitores së radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat