Ivanov vajton humbjen nga Shqipëria

Futboll

Ivanov vajton humbjen nga Shqipëria

Nga: K. Goca Më: 17 tetor 2023 Në ora: 20:46
Pamje nga ndeshja

Stanisllav Ivanov, futbollist i kombëtares së Bullgarisë, ka folur pas humbjes me rezultat 0:2 ndaj Shqipërisë, në miqësoren që u zhvillua në “Air Albania” në Tiranë. 

 “Kemi luajtur kundër një skuadre mjaft të mirë, e cila është e para në grupin e saj dhe gati u kualifikua në Europian. 

Nuk justifikohemi, arsyeja jemi vetëm ne. 

Kemi bërë shumë gabime.

Në pjesën e parë na shënuan një gol. 

Fajin e kemi ne futbollistët.

 Në ndeshjet e fundit kemi krijuar shumë pak situata dhe nuk jemi një skuadër aq e klasit që mund të shënojmë gol nga një pozicion”, tha Ivanov..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat