​Londra forcon sigurinë për ndeshjen Angli-Itali pas ngjarjeve në Bruksel

Futboll

​Londra forcon sigurinë për ndeshjen Angli-Itali pas ngjarjeve në Bruksel

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Forca të shtuara të sigurisë janë vendosur rreth stadiumit “Wembley”, përpara ndeshjes Angli-Itali që zhvillohet sonte nga ora 20:45.

Kjo pas sulmit xhihadist në Bruksel të hënën, në të cilin dy tifozë suedezë mbetën të vrarë gjatë një tjetër ndeshje kualifikuese për Euro2024, Belgjikë-Suedi.

Kjo u njoftua nga Departamenti për Siguri në Londër duke thënë se një prani më e madhe e agjentëve do të shtrihet në të gjithë zonën afër stadiumit.

Ndryshe, autoritetet belge sot në mëngjes kanë bërë të ditur se sulmuesi i së hënës mbrëma tashmë është vrarë nga autoritete policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat