Reagimi i legjendës së Italisë për skandalin basteve

Futboll

Reagimi i legjendës së Italisë për skandalin basteve

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 00:08
Andrea Pirlo

Andrea Pirlo këtë të diel reagoi ashpër për skandalin e basteve ku janë përfshirë disa lojtarë të Serisë A.

Në kuadër të një eventi të organizuar nga e përditshmja “Gazzetta dello Sport”, trajneri aktual i Sampdorias kritikoi të përfshirët dhe siguroi se kishte folur me futbollistët e skuadrës së tij për këtë çështje.

“Më vjen keq për atë që ndodhi, sepse ata janë lojtarë të rinj dhe janë një pasuri për futbollin tonë.

Të shohësh këta djem të përfshirë në këtë lloj situate, është e pakëndshme”, tha Pirlo, pa e kuptuar realisht sesi lojtarët që kanë gjithçka në jetë mund të rrezikojnë karrierën e tyre për këtë…

“Unë fola me lojtarët e mi sot për këtë temë. Le të shpresojmë që të mos ketë raste të tjera.

Duhet të kemi kujdes. Lojtarët kanë punën më të mirë në botë dhe nuk ka kuptim të humbasin kohë në këto situata.

Ata kanë gjithçka që duan. Kanë para, sukses, famë…

Pra, nëse e hedhin karrierën poshtë për këto lloj gjërash, është shumë keq. Na vjen keq, shpresojmë që të mos jetë asgjë serioze”, ka shtuar ish-mesfushori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat