Koeman, i ashpër me Xavi Simons

Futboll

Koeman, i ashpër me Xavi Simons

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 18:34
Ronald Koeman

Ronald Koeman, trajneri i Holandës, qortoi ashpër Xavi Simons në konferencën për shtyp pas humbjes ndaj Francës.

Më tej Koeman theksoi se Xavi Simons kishte momente që as nuk e shikonte fare kundërshtarin kur hynte në zonë.

“Në dy raste, Xavi Simons nuk e dinte se çfarë po ndodhte rreth tij. Fillimisht harron mbrojtësin e djathtë, më pas e lë të hyjë në zonë.

Në ato momente mbrojtëse nuk duhet vetëm të shikosh topin, duhet të jesh përgjegjës për kundërshtarin dhe ta ndalosh atë. Xavi nuk e bëri këtë gjatë kësaj faze”-tha tekniku i Holandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat