Guardiola zgjedh më të mirin

Futboll

Guardiola zgjedh më të mirin

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 15:00
Guardiola

Për Pep Guardiola-n nuk ka asnjë dyshim.

Sipas trajnerit ka vetëm një lojtar që mund të konsiderohet më i miri i historisë dhe ai është Lionel Messi.

Spanjolli ka pasur mundësi të punojë me të dhe ta ndihmojë të shpërthejë te Barcelona, aty ka kuptuar rëndësinë e klasit të tij, dhe tani nuk ka më as nevojë për ta krahasuar me legjenda si Maradona dhe Pele.

“Kam parë Maradona-n të luajë dhe mund të them si ishte më i miri i epokës së tij, por jo sa Messi. Leo është më i miri i të gjitha kohërave”, ka deklaruar Guardiola për Calciomercato-n.

“Pse e them? Ju shpjegoj: mbaj mend turin parapërgatitor në Azi kur isha te Barcelona.

Messi vinte nga Argjentina i lodhur, ndoshta edhe pak i dëmtuar.

“Megjithatë, pas pjesës së parë, akoma 0-0, organizuesi i turneut më tha të aktivizoja Messi-n ose Barça nuk do të kishte marrë para. Leo u fut dhe realizoi një tregolësh”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat