Hysaj: Rrugëtim fantastik, e meritojmë një tjetër Europian

Futboll

Hysaj: Rrugëtim fantastik, e meritojmë një tjetër Europian

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 23:28
Hysaj në mes

Një nga protagonistët kuqezi në mbrëmjen ndaj Çekisë ishte padyshim edhe Elseid Hysaj, i cili bëri gjithçka mirë jo vetëm në fazën mbrojtëse, por edhe në daljet në sulm.

Pas ndeshjes mbrojtësi me eksperiencë i kuqezinjve vlerësoi jo pak rrugëtimin e skuadrës në këto eliminatore.

Pas Polonisë, një tjetër mbrëmje perfekte…

Besoj se ishte një ndeshje perfekte për të gjithë, me atë që dhamë në fushë, golat e shënuar, por edhe rastet e krijuara. Kemi bërë një rrugëtim fantastik dhe kjo meriton të vlerësohet.

Kemi punuar shumë mirë të gjithë bashkë dhe kemi arritur këtu.

Pas dështimit që kishim në edicionin e kaluar dhe e kam menduar se kishim mjaftueshëm cilësi për të shkuar në Europian sërish,. Kemi lojtarë që luajnë titullarë në skuadra mjaft të mira dhe besoj se e meritojmë të shkojmë sërish në Europian.

Po shkojmë me rezultate të mira dhe lojë shumë bindëse, ndryshe nga 8 vite më parë…

Jemi duke bërë shumë mirë vërtetë, por na mungojnë edhe dy pikë, që të shprehemi tamam. Të presim edhe ta sigurojmë matematikisht, që të festojmë të gjithë bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat