Milot Rashica i papërmbajtshëm, Zeqiri debuton me gol! Kosova shënon fitoren e parë 

Futboll

Milot Rashica i papërmbajtshëm, Zeqiri debuton me gol! Kosova shënon fitoren e parë 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 tetor 2023 Në ora: 20:05 Përditësuar në ora: 22:36 më 12.10.2023
Kosova feston

Kosova bindëse

Futbollisti Milot Rashica ka pas mbrëmjen e tij dhe është protagonist i fitores së Kosovës me rezultat 3:0 ndaj Andorrës, në ndeshjen e xhiros së shtatë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Vendasit nuk arritën t’i bëjnë rezistencë djelmoshave Dardanë.     

Në minutën e 26-të, Florent Muslija me milimetër pason drejt MiIlot Rashicës së disponuar i cili brenda në 16-sh dhe nga afërsia ka shënuar për 0:1.

Andorra - Kosova 0:3

Stadiumi "Nacional" në Andorra.
Gjyqtar: N. Walsh (Skocia). 

Shikues: 2.000.

Shënues: Rashica (26' e 71') e Zeqiri (83').

Kartona të verdhë: Jordi Alaez, Vales, Pujol, Sanchez  - Vojvoda, Dellova.

Andorra: Alvarez, Rubio, Llovera (Pomares  88'), Vales, San Nicolas, Jordi Alaez (Garcia 56'), E. Vales (Pujol 56'), Rebes, Cervos, Vieitez dhe Cucu.
Kosova: Muriç, Dellova, Aliti, Hajrizi (Bytyqi 46'), Hadërgjonaj, Loshaj (Fazliji 46'), Zyba (B. Berisha 75'), Muslija (Zeqiri 76'), Vojvoda, Rashica dhe D. Rrahmani (Korenca 66')..

Në minutën 36-të, Zyba godet nga rreth 18 metra por jashtë portës s Andorrës.  

Në minutën e 66-të, Albion Rrahmani u largua nga fusha, për shkak të një lëndimi.

Në minutën e 71-të, Milot Rashica nga afërsia pa mund të madh shënon për 0:2.

Në minutën e 86-të, Altin Zeqiri shënon golin e parë në fanellën e Kosovës, falë asistimit të Rashicës, për 0:3.

Kosova renditet në vend të katërt me 7 pikë dhe Andorra në fund me 2 sosh.

Dardanët pas 4 barazimeve dhe 2 humbjeve, shijojnë fitoren e parë.

Rashica shënoi

(E plotësuar) -  83' Altin Zeqiri shënon golin e parë në fanellën e Kosovës, falë asistimit të Rashicës.
80' Dellova ndëshkohet me kartonë të verdhë.

71' Milot Rashica në mbrëmjen e tij, avancon me 0:2 ndaj Andorrës.

Andorra - Kosova 0:3

Stadiumi "Nacional" në Andorra.
Gjyqtar: N. Walsh (Skocia). 

Shikues: 2.000.

Shënues: Rashica (26' e 71') e Zeqiri (83').

Kartona të verdhë: Jordi Alaez, Vales, Pujol, Sanchez  - Vojvoda, Dellova.

Andorra: Alvarez, Rubio, Llovera (Pomares  88'), Vales, San Nicolas, Jordi Alaez (Garcia 56'), E. Vales (Pujol 56'), Rebes, Cervos, Vieitez dhe Cucu.
Kosova: Muriç, Dellova, Aliti, Hajrizi (Bytyqi 46'), Hadërgjonaj, Loshaj (Fazliji 46'), Zyba (B. Berisha 75'), Muslija (Zeqiri 76'), Vojvoda, Rashica dhe D. Rrahmani (Korenca 66')..

70' Kosova po shkon drejt fitores së parë.

65' Albion Rrahmani lëndohet dhe largohet nga fusha.

62' Andorra po has në mbrojtje të fortë të Kosovës.

 57' Kosova po tregon angazhim të madh.

51' Kosova ka shtuar presionin. Korneri i dytë për Kosovën. 

49' Lojë e mirë.46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Andorra - Kosova 0;1.

45' Kosova ka rast të mirë që të shënoj fitoren e parë. Dy minuta shtesë.

42' Kosova po luan një mbrojtje të fortë.38' Edhe Andorra në disa raste e papërshtatshme për kombëtaren tonë.

36' Zyba godet nga rreth 18 metra por jashtë portës së Andorrës.

33' Kosova po luan me qetësi dhe kërkon golin tjetër.

30' Kosova luan me sigurti të plotë.26' Florent Muslija me milimetër pason drejt MIlot Rashicës në 16-sh dhe nga afërsia ka shënuar për 0:1. 

23' Kartona të verdhë: Jordi Alaez - Vojvoda.

20 Kosova po orvatet por pa sukses,

16' Kosova po e dominon takimin.13' Nuk ka ende gola.

9' Kosova e do fitoren e parë sikurse Andorra.

8' Kosova po tenton të sulmojë.

3' Lojë e mirë.

1' Fillon ndeshja.

Kosova mobilizon forcat për fitore.

Kosova pa fitore, kjo është renditja

Kombëtarja e Kosovës synon fitoren e parë në kuadër të xhiros së shtatë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Kosova sonte (20.45) luan në konak të Andorrës.

Kosova është ende pa fitore.

Grupi I

Andorra – Kosova 20.45
Bjellorusia – Rumania 20.45
Izraeli – Zvicra u shty për 15 nëntor 

Renditja

1. Zvicra    6    4    2    0    17:5    14
2. Rumania    6    3    3    0    9:4    12
3. Izraeli    6    3    2    1    7:7    11
4. Bjellorusia    6    1    1    4    4:11    4
5. Kosova    6    0    4    2    5:8    4
6. Andorra    6    0    2    4    3:10    2

Formacionet zyrtare, Andorra-Kosova

Formacionet zyrtare, Andorra-Kosova!

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte e zhvillon ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian.

“Dardanët” ndeshen me Andorrën në udhëtim me fillim nga ora 20:45.

E tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj ndeshjeje.

Kosova lufton për fitoren e parë

Gjithçka gati për sfidën mes Andorrës dhe Kosovës që fillon në orën 20.45.

Andorra dhe Kosova synojnë fitoren e parë në Grupin I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Kosova është në pozitën e pestë me 4 pikë e Andorra në fund me 2. 

Andorra: Alvarez, Rubio, Llovera, Vales, San Nicolas, Jordi Alaez, E. Vales, Rebes, Cervos, Vieitez dhe Cucu.
Kosova: Muriç, Dellova, Aliti, Hajrizi, Hadërgjonaj, Loshaj, Zyba, Muslija, Vojvoda, Rashica dhe Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat