Allegri: Lipi frymëzimi dhe Platini idhulli!

Futboll

Allegri: Lipi frymëzimi dhe Platini idhulli!

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 15:11
Allegri

Familja Anjeli ka festuar 100-vjetorin e pronësisë mbi Juventusin dhe natyrisht kjo i ka mbledhur të gjithë, ish-ë dhe persona aktualë të klubit bardhezi.

Mes tyre dhe trajneri i “zonjës së vjetër”, Masimiliano Allegri, i cili ka folur për një nga udhërrëfyesit e tij dhe një ishpjesëtar të rëndësishëm të Juventusit të viteve të shkuara, Marçelo Lipi. 

“Lipi do të thotë shumë për mua, vlen shumë për mua.

Ai ka qenë gjithnjë një pikë referimi.

Ka qenë një trajner praktik që dinte si të fitonte, duke qenë në një linjë me emra të tjerë të rëndësishëm që kanë kaluar në këtë klubi si Kapelo e Trapatoni”, deklaroi tekniku aktual i bardhezinjve.

Marçelo Lipi nuk ka qenë referenca e vetme për Alegrin gjatë diskursit të tij. Ai ka folur dhe për ishlegjenda në fushë të Juventusit, me të cilët do të kishte dashur të punonte në këto kohë të futbollit modern. Mes shumë emrave të mëdhenj që kanë veshur fanellën bardhezi ai ka vlerësuar dy francezë, dy ikona të Juves.

“Kur isha fëmijë idhulli im ishte Platini. Ai ishte një pikë referimi për të gjithë ne, edhe mua personalisht.

Por nuk ishte i vetëm. Unë do të dëshiroja të kisha në ekipin tim edhe një si Zinedin Zidan.

Kjo nuk do të thotë se nuk kam drejtuar kampionë. Personalisht e ndiej veten me fat që gjatë karrierës sime kam drejtuar yje të Juventusit dhe futbollit botëror”, tha ai.

Por kur vjen puna te personat që kanë vënë gurë themeli në historinë e suksesshme të Juventusit është edhe vetë Alegri.

“Unë jam krenar që jam pjesë e kësaj historie. Deri pak kohë më parë nuk e dija se sa derbe kishim fituar. Ajo që më shtyn për të bërë edhe më mirë te Juventusi është uria për sukses, nuk do të më shuhet asnjëherë.

Kjo nuk është e lehtë për t’u arritur, por unë punoj për këtë.

Kur punoni te Juventusi, duhet të jetoni nën presion me përgjegjësi të madhe: kjo është ajo që duhet të bëni për të arritur sukses të madh. Në një klub si Juventusi presioni ju stimulon për të arritur sukses të madh”, tha ai për “Sky Sports”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat