Inaki Williams e thotë troç

Futboll

Inaki Williams e thotë troç

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 18:17
Inaki Williams

Tema e racizmit në stadiume në Spanjë është gjithmonë shumë aktuale.

Në një intervistë për “ESPN”, Inaki Williams theksoi se problemi ekziston dhe nuk ka të bëjë vetëm me botën e futbollit.

“Nëse ke shumë para, si unë, ata nuk shikojnë ngjyrën e lëkurës tënde, por nëse ti je një shitës ambulant është ndryshe”,-tha ai.

Këtë e tha para se të kujtonte se zgjedhja për të luajtur për kombëtaren e Ganës u bë për të bërë homazhe ndaj gjyshit të tij të ndjerë: “Ai donte që unë të luaja për Ganën, ndaj bëra këtë zgjedhje dhe munda ta nderoja atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat