Ish - trajneri i Çekisë i trembet mesfushorit të Shqipërisë

Futboll

Ish - trajneri i Çekisë i trembet mesfushorit të Shqipërisë

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 17:05
Oamje nga një ndeshje

Shqipëria përballet këtë të enjte me Çekinë në “Air Albania”, në një sfidë shumë interesante mes dy skuadrave pretendente për të shkuar në EURO 2024. Një sfidë mes dy kombëtareve që u ndeshën edhe një muaj më parë në Pragë, në barazimin 1-1.

Nëatë sfidë nuk ia doli të ishte protagonist një lojtar i cili është emër i njohur tashmë në Çeki, Qazim Laçi.

Por këtë herë mesfushori është i gatshëm dhe një kandidat për të zbritur në fushë. Çekët i frikësohen pikërisht formës së futbollistit të Spartës së Pragës dhe këtë e pohon edhe ish-trajneri i përfaqësueses së këtij vendi, Petr Rada.

“Laçi sigurisht që do të ishte i pakëndshëm për ekipin tonë. Jo vetëm sepse njeh disa djem.

Ai është në formë, është shpërthyes, luan rregullisht. Unë nuk shoh një arsye pse ai nuk mund të fillojë ndeshjen nga minuta e parë”, tha Rada për “Sport.cz”.

“Ai paraqitet mirë, padyshim që mund të ketë vend në kombëtare. Por kjo është vetëm si e shohim nga jashtë. Trajneri Silvinjo është me përvojë, ka testuar lojtarë, i njeh ata. Ta shohim nëse Laçi mund të futet në formacionin titullar”, tha ish-trajneri i përfaqësueses çeke në vitet 2008-2009.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat