Berisha: Forca bijtë e Dardanisë

Futboll

Berisha: Forca bijtë e Dardanisë

Nga: K.G. Më: 10 tetor 2023 Në ora: 20:34
Dardanët

Kosova është gati për sfidën e të enjtes (12 tetor)  ndaj Andorrës, në ndeshjen e xhiros së shtatë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Ndeshja zhvillohet në orën 20.45.

Kryetari i tifozëve Dardanëve, Lulzim Berisha, tha se do t’i qëndrojnë pranë kombëtares.

“Si zakonisht edhe kësaj radhe djemtë e Kombëtares së Kosovës na nderuan të gjithë ne Dardanëve me vizitën e tyre pak para nisjes drejt Andorrës.

Lidhja mes ne tifozëve dhe lojtarëve është organike dhe e pastër.

Ne do t'u qëndrojmë pranë në çdo rrethanë dhe formë në të cilën do të kalojnë.

Nuk jemi tifozë të suksesit, por besojmë në një ideal të përbashkët, që është fuqizimi i kësaj kombëtare.

Vazhdojmë të përbashkuar! Forca bijtë e Dardanisë!”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat