Ndeshja “finale” Shqipëri - Çeki, Visar Ganiu: Ju ftojë në sheshin Skënderbeu ta mbështesim Kombëtaren

Futboll

Ndeshja “finale” Shqipëri - Çeki, Visar Ganiu: Ju ftojë në sheshin Skënderbeu ta mbështesim Kombëtaren

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Të gjithë ata tifozët të kombëtares shqiptare që nuk do të mund të jenë në stadiumin “Air Albania” për ndeshjen Shqipëri-Çeki, do të mund ta ndjekin në sheshin “Skënderbeu” në Çair.

Kryetari Visar Ganiu ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë në shesh për të mbështetur kombëtaren kuqezi.

“Të enjten është ndeshja vendimtare për kualifikimet në kampionatin evropian. Shqipëria kryeson me dy pikë ndaj kombëtares çeke.

Andaj ju ftojmë që bashkërisht të mbështesim kombëtaren shqiptare për një fitore edhe më bindëse.

Më datë 12 tetor ora 20:45 në Sheshin Skëndërbeu përmes led-ekranit të ndjekim ndeshjen midis dy kombëtareve Shqipëri-Çeki:, shkruan Ganiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat