Sacchi analizon tre favoritët e Serie A

Futboll

Sacchi analizon tre favoritët e Serie A

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 11:08
Sacchi

Zgjedhjet e Arrigo Sacchi. Në faqet e “Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri i shquar ofron tri ide, që kanë të bëjnë me po aq skuadra, pas tetë javëve të para të kampionatit italian. Natyrisht, ai promovon Christian Pulisic dhe lojën e Milanit të Piolit në përgjithësi:

“Gjëja që më bëri më shumë përshtypje është përpjekja, shpesh e suksesshme, për të mos dhënë pika referimi për kundërshtarët. Është një përpjekje për të shkuar përtej modeleve të zakonshme.

Dhe mendoj në veçanti për Pulisic, i cili më pëlqen për mënyrën se si është përshtatur me realitetin e ri kuqezi”.

Ka vlerësime edhe për skuadrën e Simone Inzaghit, të cilën Sacchi e ka kritikuar shpesh: “Surpriza më e mirë është padyshim Marcus Thuram. Jemi përballë një lojtari që është futur mrekullisht në manovër, ndjek me germa urdhrat e trajnerit dhe mbi të gjitha, integrohet në mënyrë perfekte me Lautaron, që përfiton prej tij, aq sa argjentinasi është golashënuesi më i mirë në kampionat”.

Hapësirë ​​ka edhe për analizën e Juventusit të Allegrit, një trajner me të cilin Sarri ka pasur disa precedentë të njohur mediatik: “Ai po përpiqet ta ngrejë pak qendrën e gravitetit, gjë që është e mundur kur të gjithë punojnë njëkohësisht.

Kundërsulmet janë shpesh vdekjeprurës për kundërshtarët, për më tepër Juve është një ekip i fuqishëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat