Balotelli: Isha afër të nënshkruajë me Barcelonën

Futboll

Balotelli: Isha afër të nënshkruajë me Barcelonën

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 16:05
Mario Balotelli

Ish-sulmuesi i Italisë, Mario Balotelli, e ka zbuluar se ishte afër për të nënshkruar me Barcelonën kur ishte i ri.

Sulmuesi i Adana Demispor, i cili ka bërë karrierë edhe të Manchester City dhe Interi,  thotë se i kishte kaluar gjashtë muaj në akademinë e La Masia.

“Kam ëndërruar të luaj në Barcelonë kur isha i vogël”, ka thënë Balotelli.

“Para se të shkoja në Inter, kalova gjashtë muaj atje.

Doja të nënshkruaja me klubin ‘Blaugrana’, por presidenti i Lumezzane kërkoi shumë para për transferimin tim dhe Barcelona nuk donte të paguante atë shumë për një lojtar që nuk ishte nga Katalonia”, ka theksuar ai.

“Unë stërvita me Alcantara, Dos Santos... Të gjithë ishim bashkë. Pastaj pas 3-4 muajsh Massimo Morati me thirri dhe shkova në Inter”, ka përfunduar Balotelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat