Kombëtarja e të amputuarve mposht Kosovën në ‘Shtëpinë e Futbollit’

Futboll

Kombëtarja e të amputuarve mposht Kosovën në ‘Shtëpinë e Futbollit’

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 12:14
Kombëtarja shqiptare e të amputuarve

Kombëtarja e të amputuarve zhvilloi këtë të diel ndeshjen miqësore ndaj përfaqësueses së të amputuarve të Kosovës. Takimi 50 minutësh, i luajtur në ‘Shtëpinë e Futbollit’ në Tiranë përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të kuqezinjve.

Trajneri i Kombëtares së të amputuarve, Luis Emilio Artoni hodhi në fushë këtë formacion: Hasanaj, Çela, Kikija, Leka, Mahmutaj, Kaca, Alla.

“Emocionet e futbollit nuk t’i dhuron asgjë tjetër. Kombëtarja duhet t’i bëjë mirë këto 3 ndeshje, meritojmë të shkojmë në Euro 2024”

Një ndeshje mjaft interesante dhe emocionuese për të dyja skuadrat, me të gjithë futbollistët që e shijuan shumë rikthimin në fushën e gjelbërt. Tre golat për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Artoni u realizuan nga Klajdi Alla, në minutat 16, 32 dhe 34 ndërsa golin e vetëm për Kosovën e shënoi Engjell Haxhikadrija në minutën e 43-të.

Kjo sfidë i shërbeu Kombëtares shqiptare të të amputuarve për t’u përgatitur për turneun e Ligës së Kombeve, që do organizohet nga Federata Europiane e Futbollit për të Amputuar në bashkëpunim me UEFA-n në Skoci në datat 27-29 tetor.

Kombëtarja shqiptare garon në Divizionin D të Ligës së Kombeve të Futbollit për Amputuar së bashku me Kosovën, Azerbajxhanin, Holandën dhe Skocinë, kurse ndeshjet do të luhen në qendrën sportive Dalgety Bay, Fife, Skoci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat