Shimiq: Unë jam fajtor për Prishtinën, Splitin, Pragën dhe Athinën

Futboll

Shimiq: Unë jam fajtor për Prishtinën, Splitin, Pragën dhe Athinën

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 21:16
Shimiq

Dinamo e Zagrebit ka pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës, në kuadër të xhiros së dytë të Grupi C të Conference League në futboll.

Kjo humbje ka shkaktuar nervozizëm të tifozët e Dinamos.  

I nxitur nga rezultatet, anëtari i Bordit të Dinamos, Dario Shimiq, flet për media kroate “Jutarnji list” për të sqaruar disa gjëra:

“Unë jam më i ekspozuari, është më e lehtë të më godasësh dhe këtë e pranoj.

Unë me të vërtetë nuk e kam problem të marr përgjegjësi, ashtu siç nuk e kam problem të marr goditje, përderisa ata do të veshin një të kaltër më të mirë nesër. Unë jam fajtor për Prishtinën, Splitin, Pragën dhe Athinën”.

"Unë me të vërtetë nuk e kam problem të marr përgjegjësi, ashtu siç nuk e kam problem të marr goditjet”, tha më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat