Andi Zeqiri befason në konferencë për shtyp para përballjes me ekipin serb

Futboll

Andi Zeqiri befason në konferencë për shtyp para përballjes me ekipin serb

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 12:01
Zeqiri

Futbollisti nga Kosova, Andi Zeqiri ka qenë pjesë e konferencës për shtyp para ndeshjes Çukariçki – Genk, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

“Familja ime jeton shumë afër Serbisë. Madje unë flas pak serbisht”, deklaroi Zeqiri në konferencë për media, shkruan mediumi serb “Telegraf”.

Ai tutje tha se bashkë me shokë do të japin gjithçka nga vetja për të nxjerrë rezultat pozitiv ndaj ekipit serb.

“Të luaj në Evropë ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja.

Shpresoj që të arrijmë sa më shumë fitore dhe të shkojmë sa më larg.

Megjithatë, ne përgatitemi nga ndeshja në ndeshje dhe jemi të fokusuar në çdo lojë, nuk mendojmë më larg.

Do të japim gjithçka për ta arritur një rezultat pozitiv”, vazhdoi sulmuesi..

Ndeshja mes Çukariçkit dhe Genkut do të luhet sonte duke filluar nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat