Presidenti i Atleticos nuk e lëshon

Futboll

Presidenti i Atleticos nuk e lëshon

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 20:57
Joao Félix

Enrique Cerezo, president i Atleticos së Madridit, nuk është i shqetësuar për të ardhmen e Joao Félixit.

Ai kujton se portugezi është ende futbollist i “Los Colchneros”.

“Të gjithë mendojnë në një mënyrë të caktuar, João është i lirë të thotë atë që dëshiron dhe ai e di se është një lojtar i Atléticos, i huazuar te Barcelona. Ai është një nga lojtarët më të mirë në Evropë”, është shprehur Cerezo.

Për arsyet pse João Félix u largua nga Atlético, presidenti nuk deshi të hynte në detaje:

“Fakti është se nuk funksionoi këtu dhe se po punon në Barcelonë.

Ne jemi të kënaqur, duam që ai të jetë lojtari më i mirë në botë dhe ai do të jetë.

I uroj gjithë lumturinë në botë, që të ketë një sezon të shkëlqyer dhe pas këtij viti do të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi Enrique Cerezo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat