Klubi më i madh kroat në Prishtinë

Futboll

Klubi më i madh kroat në Prishtinë

Nga: K.G. Më: 4 tetor 2023 Në ora: 15:14
Dinamo e Zagrebit

Dinamo e Zagrebit, që ka edhe shumë tifozë në Kosovë, zbarkon në Prishtinë.  

Klubi më i madh kroat nesër (18.45) do të ballafaqohet me kampionin e Kosovës, Ballkanin e Therandës, në kuadër të xhiros së dytë të Grupit C të Conference League.

Pas 35 viteve kampioni kroat zbarkon në Prishtinë.

Është interesant se në vitet e 80-ta (1983-1988), Dinamo dhjetë herë u takua me Prishtinën në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë.

Bilanci në favor të Prishtinës, 4 fitore, 3 barazime e 3 humbje me goldallim të barabartë 15:15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat