Grumbullohet përfaqësuesja e Rajonaleve U-14

Futboll

Grumbullohet përfaqësuesja e Rajonaleve U-14

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 12:51
Lista

Përfaqësuesja e Rajonaleve U-14 ka nisur grumbullimin 2-ditor në “Shtëpinë e Futbollit”.

Trajneri i kësaj skuadre, Armand Dama ka ftuar 20 lojtarë, për këtë grumbullim 2-ditor.

Bëhet fjalë për elementët më të spikatur të kësaj grup-moshe, të përzgjedhur nga zonat rajonale të Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Fierit, Korçës, Elbasanit dhe Lezhës.

Skuadra do të zhvillojë dy seanca stërvitore në fushën e Shtëpisë së Futbollit. Ndërkaq ditën e nesërme do të zhvillohet edhe një ndeshje miqësore  në orën 14:30, po në fushën e Shtëpisë së Futbollit, dhe pas përfundimit të ndeshjes lojtarët do të jenë të lirë.

Përfaqësuesja e rajonaleve për moshën U-14 është një risi e Federatës Shqiptare të Futbollit për të nxitur rritjen e cilësisë, që te moshat e vogla dhe për të motivuar më shumë futbollistët e vegjël për të vazhduar rrugëtimin drejt ekipeve kombëtare të moshave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat