Gjyqtarët e Kosovës delegohen në dy ndeshje në UEFA

Futboll

Gjyqtarët e Kosovës delegohen në dy ndeshje në UEFA

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 12:47
Gjyqtarët e Kosovë

Gjyqtarët e Kosovës edhe këtë mesjavë do të jenë të angazhuar në garat evropiane.

Kësaj radhe dy treshe të gjyqtarëve tanë janë deleguar nga UEFA për të ndarë drejtësinë në ndeshjet e Youth League.

Për ndeshjen AZ Alkmar Youth – Klaipeda FM, e cila zhvillohet të martën në orën 17:00, është deleguar Mervan Bejtullahu si gjyqtar kryesor, të cilit do t’i asistojnë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.

Ndërkaq, Genc Nuza do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen Gent – Bazel, teksa atij do t’i asistojnë Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova.

Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën, në orën 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat