Goli i anuluar padrejtësisht

Futboll

Goli i anuluar padrejtësisht

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 12:06
Momenti i ndeshjes

Liverpooli i ka kërkuar PGMOL-it (Bordit të Arbitrave, që cakton gjyqtarët në ndeshjet e kampionatit anglez) audion e diskutimeve mes zyrtarëve të ndeshjes në humbjen 2-1 të së shtunës në fushën e Tottenhamit.

Asistenti i VAR-it nuk e ktheu vendimin e gabuar që anuloi një gol të Luis Diaz për pozicion jashtë loje.

PGMOL, organi drejtues për gjyqtarët, tha se vendimi për të anuluar golin ishte “një gabim i rëndësishëm njerëzor”.

Të dielën, Liverpool lëshoi një deklaratë duke thënë se shpjegimi ishte “i papranueshëm” dhe se “integriteti sportiv është minuar”.

Klubi bëri thirrje për një “rishikim me transparencë të plotë” dhe shtoi se ata “do të eksplorojnë gamën e opsioneve të disponueshme duke pasur parasysh nevojën e qartë për përshkallëzim dhe zgjidhje”.

Darren England, i cili ishte në detyrë në VAR gjatë ndeshjes në stadiumin “Tottenham Hotspur”, dhe ndihmësi i VAR-it, Dan Cook, u larguan nga detyra për pjesën tjetër të fundjavës për shkak të këtij gabimi.

Në një deklaratë të lëshuar pas ndeshjes, PGMOL tha se anulimi “ishte një gabim i qartë dhe i dukshëm faktik dhe duhet të kishte rezultuar në dhënien e golit përmes ndërhyrjes VAR-it”.

Këtë sezon, gjashtë regjistrime audio janë publikuar nga ndeshjet e Premier League, duke përfshirë apelimin e Wolves pasi portieri i Manchester United Andre Onana u përplas me sulmuesin Sasa Kalajxhiq dhe kartonin e kuq të kapitenit të Liverpoolot, Virgil van Dijk, për një faull ndaj sulmuesit të Newcastle, Alexander Isak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat